Parlamenti drejt mbushjes, marrin mandatin edhe 3 deputetë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka dhënë mandatin e deputetit tre kandidatëve të tjerë nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe një nga Partia Demokratike.

Tre deputetët më të rinj të parlamentit janë Halit Valteri si përfaqësues i PD në Tiranë, Vasil Sterjofski si përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Korçës dhe Edmond Stojku si përfaqësues i LSI në qarkun e Tiranës.
Ata pritet të betohen në seancën plenare të radhës.

Një ditë më parë morën mandatin e deputetit Suzana Topi nga lista e LSI-së në Elbasan dhe Selami Janishehu dhe Besnik Troplini nga lista e PD-së në Tiranë.

Deri tani, numri i deputetëve shkon në 121 në Kuvend (me gjithë 6 të fundit që morën mandatin dhe betohen nesër) 79 nga shumica dhe 42 nga opozita (18 LSI+24 PD) ndërkohë që duhen edhe 19 deputetë për të plotësuar numrin 140.









Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.