Parashikimi i frikshëm i Bashës me gjuhën e Metës: Rama me Juntë Kriminale drejt “grushtit të shtetit”!

“Përballje pa kthim me shërbëtorët e Juntës kriminale në pushtet deri sa të diktojmë kthimin te demokracia”.

Ky ishte parlajmërimi i Lulzim Bashës për Edi Ramës, pasditen e sotme nga selia blu teksa doli për të njoftuar datën dhe orën e protestës së 6-të kombëtare të opozaitës, për të cilën tha se është e vetmja rrugë për të ndalur krimin në pushtet.





Me një gjuhë më të ashpër se kurrë më parë dhe që i ngjason diskursit të disa muajve më parë të Presidentit Ilir Meta, kreu i PD tha se Edi Rama po shkon drejt krijimit të një “Junte Kriminale”, referuar edhe listës së PS për zgjedhjet e 30 qershorit.

“Gjatë ditës së sotme, PD ka shqyrtuar gjendjen e rëndë të grushtit të shtetit ku ndodhet vendi pas asgjësimit të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, pas kapjes së Prokurorit të Përgjithshëm, sot Shqipëria ka kuptuar se fshihet makthi i Edi Ramës, i cili ka frikë nga zbardhja e dosjeve ku janë përfshirë kryeministri dhe banditët e Rilindjes për të vjedhur zgjedhjet në Dibër dhe në mbarë Shqipërinë. Kjo duket qartë në listën e kriminelëve dhe vrasësve që ka vendosur. Kupola e Rilindjes ka vendosur si kandidatë vrasës, përdhunues, kandidatë të zgjedhur nga Ymer Lala në Dibër, që ka caktuar dy kandidatët. Shikoni çfarë zgjedhjesh bëjnë. Ymer Lala cakton dy kandidatët. Edhe formalisht vendi është me gjendje civile të masakruar. Regjistri i adresave është i masakruar, e dhe nga pikëpamja politike nuk ka zgjedhje. Votimi unanim i opozitës është përballje popullore me të gjitha format dhe mënyrat”, tha Basha.

Por sipas Bashës, me këtë “Juntë”, shefi i qeverisë jo vetëm do tentojë të asgjësojë zgjedhjet, por do asgjësojë shqiptarët në formatin e një “grushti shteti”.

Basha më tej i paralajmëroi të gjitha ata që i binden Ramës, duke i quajtur “shërbëtorë” të tij, se do t’i ndalë të marrin peng Shqipërinë.

“Kush ul kokën dhe nuk është pjesë e kësaj beteje është shërbëtor i Edi Ramës, sepse skenari tjetër është që Shqipëria të bjerë si demokraci dhe të kthehet në një Juntë Kriminale. Do ta rrëzojmë këtë grusht shteti, këtë Juntë Kriminale që do të asgjësojë jo thjesht zgjedhjet e 30 qershorit por edhe shpresën e qytetarëve shqiptarë. Ne ua kemi borxh qytetarëve shqiptarë për të qenë në ballë të kësaj beteje, ndaj do të jemi në ballë të saj”, theksoi ai.





Comments are closed.