Pamje të reja nga aksidenti në Kavajë, viktima “fluturon” 4-5 metër mbi karburantin (VIDEO)

Tre viktima ishte bilanci i një aksidenti tragjik të ndodhur mbrëmjen e djeshme në dalje të qytetit të Kavajës. Përveç drejtuesit të mjetit, 24-vjeçarit Vilson Cara i cili do festonte mbrëmë ditëlindjen e tij dhe mikut të tij pasagjer Gentjan Belba, fat tragjik pati edhe kalimtarja 46-vjeçare Lumturie Demrozi.

Ajo  së bashku me të bijën ishte duke kaluar rrugën pasi kishte dalë nga trotuari në drejtim të karburantit, me tabelën e të cilës u përplas automjetit tip “Benz”.



Në një prej videove që u bë publike pak orë pas aksidentit, shihej sesi viktima “fluturoi” në ajër nga forca e madhe e përplasjes, ndërsa  Top Channel ka siguruar një tjetër video të aksidentit, ku shihet se trupi me shumë gjasë i 46-vjeçares zhvendoset rreth 4 apo 5 metër a nga pika ku makina e ka goditur.

Aty shihen dy kalimtarë brenda hapësirës së karburantit që mbeten të shokuar teksa viktima iu përfundon thuajse te këmbët.

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.