Pakt Rama-Basha? Deputeti: Po kërkojnë shkues të bëjnë dasmë me tam-tame!

Deputeti Myslim Murrizi në emisionin “Arena” ironizoi deklaratat e kryeministrit Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha, të cilët kanë dhënë disa sinjale të vogla pajtimi, edhe pse mbeten ende në nivelin e shkëndijave.

Ish-kreu i PD-së në Lushnje e ka kthyer në humor konstatimin e tij, duke liderin e qeverisë dhe të opozitës, pasi tha se ata të dy po kërkojnë një shkues që të “fejohen”.





“Basha dhe Rama sillen si fëmijë tekanjozë që vjen një ndërkombëtar dhe i kap për veshësh dhe i ulë në tavolinë. Edhe sinjalet e fundit, ata po luten që t’i kapë dikush për veshësh, pra këta duan një teto që t’i kap për veshësh. Deklaratat e djeshme të Ramës dhe të Bashës, shoh se këto duan të kenë një shkues në mes, që të bëjnë fejesën, nuk e di se kur, a do e bëjnë me ceremoni të vogël, a do e bëjnë dasmë, apo me tam-tame, këtë nuk e di”





Comments are closed.