Ndarja e Kosovës/ Haradinaj “tallet” me Thaçin e Ramën: Më thoshin “punë e kryer”, unë i lashë duarthatë!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ata që do të shtyjnë përpara për të realizuar ndarjen e Kosovës do të thellojnë edhe më tepër humbjen.

Haradinaj, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se kompromisi për Kosovën ka qenë “Pako e Ahtisarit”, dhe se kompromise tjera nuk do të ketë.



Kreu i AAK-së deklaroi gjithashtu se Kosova tashmë ka konsoliduar institucionet e sigurisë dhe të gjithë ata që flasin për status-quo “qëllimshëm po duan ta mashtrojnë Kosovën”.

Sa i përket raportoeve me Hashim Thaccin pas krisjeve për kufijtë me Serbinë, Haradinaj theksoi se me Presidentin ka raporte institucionale, pasi i ka obligim kushtetues.

“Mirëpres, kur Presidenti prezanton në akademi përkujtimore të organizuara nën patronatin tim”.

Haradinaj ka thënë se është shumë i gëzuar që në tema të interesit nacional, “disa kanë dështuar pasi janë munduar të më bindin se është e kryer kjo punë dhe mos humb kohë [korrigjimi i kufirit-shkëmbimi i territoreve]”.

“Jam shumë i kënaqur që kam lënë duarthatë të gjitha ata. Jo për hatër timin, por të këtij vendi. Ata që kanë hyrë në këtë vorbull, fatkeqësisht një pjesë pa e ditur se çfarë janë duke bërë”, tha ai.

Kryeministri i Kosovës ka thënë se nuk mund të ketë unitet brenda Kosovës kur, sipas tij, dikush cenon interesat kombëtare.

Haradinaj ka folur edhe për marrëdhënien me kryeministrin shqiptar Edi Rama, duke nënvizuar se ai duhet ta dijë që “qëndrimet e Kryetarit të Qeverisë së Kosovës, janë të shtetit të Kosovës”.

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.