“Mullari” i Monet shitet për 110 mln USD

Një pikturë  e impresionistit të famshëm Claude Monet është shitur në ankand për 110.7 mln dollarë, duke vendosur një rekord botëror për veprën e një artisti francez, raporton BBC

Monet e përfundoi pikturën në vaj në vitin 1980 si pjesë e serisë së tij Meules (Mullarët), e cila përshkuan jetën në rajonet rurale pranë shtëpisë së tij në rajonin e Normandisë. Kjo është hera e parë që një pikturë impresioniste shitet për më shumë se 100 milionë dollarë.





Ajo u nxor për herë të fundit në ankand në vitin 1985 ku u vlerësua për vetëm 2,5 mln dollarë.

 





Comments are closed.