Misteri i 5 vrasjeve makabre me hark në hotel, lidhja me kultin e seksit (FOTO)

Ende mbetet mister, vrasja e 4 grave dhe një burri brenda një hoteli në një zonë malore pushimi në Gjermani, edhe pse policia ka dyshime të forta se ngjarjet e rënda të njëpasnjëshme lidhen me përfshirjen e viktimave në një kult seksi.

Trupat e 3 prej tyre u gjetën nga një pastruese, ndërsa dy gratë e tjera u zbuluan një ditë më pas. Ngjarja tronditës ka shokuar opinionin publik në Gjermani, ndërsa rezulton se personazhi kryesor i kësaj masakre është viktima Trosten Weiss, i cili ishte i fiksuar me mesjetën dhe armët e kësaj epoke.

Po ashtu në ngjarje përfshihet edhe Farina Caspari, një ndihmës-pjekëse ndërsa është zbuluar edhe identiteti i një tjetër gruaje, që quhet Krestin Endres.





Rezulton se 30-vjeçarja Caspari ishte njeriu i fundit i gjallë në dhomën e hotelit, para se të kthente harkun drejt vetes.

Caspari dhe Trosten Weiss janë përshkruar si figura dominuese dhe që i trajtonin gratë e tjera si skllave në kuadër të jetës brenda kultit të tyre seksual.

Më parë, Weiss ka drejtuar një dyqan me temë mesjetare të mbushur me armë, ndërsa në qendër të dyqanit ishte një manekin i spërkatur me gjak.

Viktimat e tjera duket se janë izoluar nga familjet e tyre dhe janë vënë nën ndikimin e Weiss.

Kur janë gjetur të vdekur, ai po mbante duart me Krestin Enders, 30-vjeç,  e cila u qëllua gjithashtu nga një shigjetë në zemër. “Trosten dhe Kerstin u gjetën në krevat të kapur për dore, të vrarë me  vetëm një shigjetë secili, ndërsa qëlloi më pas veten në qafë”, sqarojnë mediat e huaja.

Dy ditë më vonë u gjetën dy viktima të tjera, mësuesja e Farinas një 35-vjeçare e njohur si Gertrud dhe 19-vjeçarja Carina. Ato u gjetën në apartamentin e Farinas dhe mendohet të jenë vrarë para vrasjes së trefishtë.

“Ne kemi pesë persona të vdekur, kaq është e qartë, pjesa tjetër është ende enigmë”, thotë prokurori Walter Feiler.

Sipas policisë, gratë e gjetura të vdekura ishin veshur me të zeza dhe kishin shumë piercing dhe tatuazhe.





Comments are closed.