Mediat zvicerane “nxijnë” Loredanën: Një fantazmë, ja si e njohin në lagjen ku u rrit!

Lajmi i akuzave të ngritura nga çifti zviceran për zhvatje dhe mashtrime nga reperja Loredana, tashmë prej ditësh po bën xhiron e rrjetit me detaje të reja të cilat duket se shtojnë gjithmonë e më shumë dyshimet ndaj reperes.

Fillimisht ishte mikesha e ngushtë e gruas së Mozzik, e cila deklaroi se Loredana e kishte zhvatur atë duke blerë me kartën e saj bankare. Më pas akuzat u shtuan dhe ndaj vëllezërve të Loredanës dhe së fundmi akuza të reja janë ngritur dhe ndaj nënës së reperes, vetë Mozzik dhe vëllait të tij Getinjos.

Por tashmë për Loredanën flitet edhe në Zvicër, jo vetëm në Kosovë e Shqipëri. Një media zvicerane ka realizuar “VoxPop”me qytetarët në Emmenbrücke,  lagjen ku u lind dhe u rrit reperja kosovare.

Ajo pyet kalimtarë në rrugë se a e njohin Loredanën, duke e lidhur çdo përgjigje me skandalin e mashtrimit të reperes. Sipas “Nau.ch” , ky skandal jo vetëm që e bëri emrin e saj të njohur, por edhe Emmenbrücke LU e bëri me famë botërore.

“Reperja Loredana është një fantazmë në Emmenbrücke”, titullohet artikulli i radhës që kjo media ia kushtoi reperes shqiptare. Sipas “Nau.ch”, mbi një milion ndjekës në Instagram, 45 milionë shikime për videon muzikore në YouTube, e bën reperen Loredana Zefi yll në internet, por me sa duket vetëm aty.

Edhe pse Loredana u rrit këtu dhe shkoi në shkollë në Emmenbrucke, shumë persona aty nuk e njohin. Adoleshenti Nino (16 vjeç), i cili jeton në të njëjtin distrikt thotë: “Unë e njoh atë vetëm nga këngët. Kurrë nuk kam dëgjuar për të, ajo nuk është yll”.

Lucas (28 vjeç) thotë se nuk do të ndalonte së dëgjuari këngët e saj, të paktën jo për shkak të akuzave për mashtrim.

“Nëse kënga është e mirë, pse të mos vazhdoj ta dëgjoj”, tha ai.

“Nau.ch” vazhdon artikullin duke theksuar se Loredana nuk është më problem për Emmenbrücke.







Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.