Mbërrin në Rinas trupi i Major Klodian Tanushit (Foto)

Ka mbërritur në Rinas trupi i major Klodian Tanushit, i rënë në krye të detyrës në misionin e NATO në vendin baltik.

Komandanti i kontingjentit shqiptar në Letoni, major Klodian Tanushi, i rënë në krye të detyrës në misionin e NATO në vendin baltik, u përcoll sot në mëngjes me nderimet më të larta ushtarake nga kolegët e tij.

Efektivë të nëntë vendeve pjesëmarrëse në misionin “enhanced Forward Presence”, përfshirë Letoninë, përcollën në Aeroportin e Rigës arkivolin e mbuluar me flamurin kombëtar, me trupin e major Tanushit, i cili do të transportohet me avion ushtarak në atdhe.

Trupi i major Tanushit pritet të mbërrijë në aeroportin “Nënë Tereza” ditën e mërkurë, ora 12:45, ku do të pritet me nderime ushtarake në, përpara se të dërgohet pranë familjes.

Homazhet për komandantin e kontingjentit shqiptar në Letoni, do të zhvillohen ditën e enjte në Muzeun Historik Kombëtar nga ora 10:00 – 12:00.

Pas kryerjes së homazheve dhe ceremonisë shtetërore, major Tanushit do t’i jepet lamtumira e fundit në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, ku do të prehet përjetësisht.









Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.