“Mafia shqiptare kontrollon Roterdamin”, gazetari hollandez: Shqiptarët s’janë më të rrezikshmit!

Sipas artikullit të gazetës holandeze NRC, shqiptarët menaxhojnë linjat e drogës nga Amerika e Jugut drejt Holandës dhe Belgjikës: “Ata shesin kokainë që vjen përmes portit të Rotterdamit dhe në Antuerp për të transportuar më pas në Amsterdam, që konsiderohet qendra e shpërndarjes sipas autoriteteve”.

Pikërisht në këtë qytet, në redaksinë e Het Parool, gazetës gati 80 vjeçare që në shqip përkthehet motoja apo fjalëkalimi. Paul Vugt na tregon artikujt e tij të mëparshëm mbi grupet kriminale shqiptare që veprojnë në Holandë.



Vugt, gazetar i kronikës prej më shumë se 20 vitesh, mendon se shqiptarët të cilët prej disa vitesh kanë qenë aktivë në sektorin e prostitucionit, tashmë kanë rritur ndikimin e tyre në trafikun e kokainës, por kurrsesi nuk mund të konsiderohen si grupi më i madh në këtë drejtim.

“Grupet shqiptare nuk janë dhe aq të mëdhenj, por po rriten në Amsterdam. Ky është rreziku. Shumica e trafikut të kokainës është në duart e grupeve holandeze me origjinë marokene Të cilët i kanë gjyshërit nga Maroku. Ata kanë kontrollin më të madh tani dhe krijojnë problemet më të mëdha. Për shkak të vrasjeve, vrasin njëri-tjetrin. Këtu, në Amsterdam. Ka pasur vrasje mes njëri-tjetrit. Ideja është që shqiptarët e shohin si një mundësi të mirë. Sepse grupet e tjera janë në tension të lartë me policinë, për shkak të vrasjeve. Mendoj se janë një nga faktorët kryesorë por nuk janë të parët”, tha Paul Vugt.





Comments are closed.