Lulzim Basha godet fort: Ymer Lala është kriminel, vrasës!

Përveç Abedin Uruçit, i cili do të garojë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit nën siglën e “Bindjes Demokratike” të Astrit Patozit,  rivali i tij Lulzim Basha listoi si kriminel dhe vrasës në daljen e tij për mediat edhe Ymer Lalën.

“Vrasës si Ymer Lala, ju mediat i quani biznesmen”, tha Basha me tone të ashpra.

Për babain e deputetes së PDIU, Reme Lala, kreu i PD tha se ka përcaktuar kandidatët për bashkinë e Dibrës.

“I pari është ai që i doli emri te “Dosja 184”. I dyti është ish-sekretari i Partisë Demokratike të Dibrës, i përcaktuar si njeriu i blerë i Ymer Lalës dhe prandaj është shkarkuar nga çdo funksion në PD. Edhe atë që do mbajë siglën e PS dhe atë që do mbajë siglën e Bashkimeve Profesionale të PS-së e ka caktuar Ymer Lala”, deklaroi Basha.









Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.