Holanda/ Ish-ambasadori që mbrojti Shqipërinë: Mediat holandeze po nxijnë Shqipërinë pa fakte!

Ish – ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch ishte nga ata holandezë që u çudit me miratimin e mocionit për rikthimin e vizave.

Bosch ishte përpjekur që të bindte disa prej partive në Dhomën e Ulët të parlamentit që ta kundërshtonin, pasi sipas tij, bazohet në fakte tërësisht të gabuara.

Për të artikulli i publikuar në NRC ndikoi jashtëzakonisht shumë në propagandën anti shqiptare siç kanë bërë edhe disa gazeta të tjera në vend.

“Nëse je një deputet normal në Holandë, sigurisht që mund të trembesh.I besojnë më shumë gazetës sepse nuk duan të shihen si të dobët kundër krimit. Prandaj njerëzit që nuk ishin dhe aq të bindur për ta votuar, votuan gjithsesi. Por gazeta të tjera, sidomos Telegraf, ka bërë shumë propagandë kundër shqiptarëve, prej kohësh”, tha ish ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch.









Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.