Familja hap dyert e mortit, mbërrin sot në Tiranë trupi i majorit të vrarë në Letoni

Mbërrin sot në Tiranë në orën 12 e 45 trupi i pajetë i major Klodian Tanushit. Ushtaraku shqiptar ra në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni.

Ai do të pritet me ceremoni e nderime në pjesën ushtarake të aeroportit “Nënë Tereza”.

Homazhet për Dëshmorin e Atdheut major Klodian Tanushi dhe më pas Ceremonia Shtetërore, do të zhvillohen ditën e enjte, datë 16 maj, ora 10:00 – 12:00, tek Muzeu Historik Kombëtar.

Menjëherë pas përfundimit të ceremonisë shtetërore, arkivoli me trupin e major Tanushit do të përcillet në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, ku do t’i jepet lamtumira e fundit.









Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.