Fajësojnë shqiptarët, por marokenët dhe polakët janë “mbretërit” e drogës në Hollandë

Mediat holandeze prej 3 vitesh i kanë cilësuar shqiptarët si lojtarët e rinj në tregun e drogës, referuar burimeve të policisë. Për kartelet e drogës, marokenët po bëhen gjithnjë e më të paqëndrueshëm, edhe për shkak të karakterit të tyre gjaknxehtë.

Ndërsa shqiptarët përshkruhen si mjaft të aftë për të mos rënë në sy dhe mbi të gjitha evitojnë sherret me armë zjarri.





“Që prej 2016-ës kemi parë shqiptarë të shfaqur në Amsterdam. Shumica e shqiptarëve qëndrojnë jashtë radarit. Policia në Amsterdam i gjen kriminelët shqiptarë shpesh në vende luksoze. Me parkime të brendshme, e gjëra të tilla. Sa herë që i gjejnë, tregojnë të njëjtën histori. Ata që kapen nëpër hotele luksi, tregojnë gjithnjë të njëjtën histori. Që janë për pushime, vetëm për pak ditë në Holandë. Kanë shumë para me vete, dhe thonë që i kanë për të blerë makina. Në Mbretërinë e Bashkuar kanë pasur presion nga qeveria. Tani po kërkojnë një vend të ri, me shpresa të reja. Kjo është ideja e Amsterdamit”, tha gazetari Paul Vugt.





Comments are closed.