
Tre persona humbën jetën mbrëmë si pasojë e një aksidenti. Përplasja fatale ndodhi të martën rreth orës 22:30 në dalje të qyteti të Kavajës.
Pas Gentjan Belbës 23 vjeç dhe Lumturie Demrozi 46 vjeç, ka ndërruar jetë edhe i riu 23 vjeçar Vilson Cara, i cili sot do të duhej të festonte ditëlindjen, por që fatkeqësisht ka gjetur vdekjen.
Mësohet se ata ishin nisur për të festuar ditëlindjen e Carës që sot mbushte 24 vjeç. Rreth orës 22:30 të mbrëmjes së djeshme në dalje të qytetit të Kavajës ‘Benz’-i i marrë me qira ku po udhëtonin dy të rinjtë sipas policisë për të shmangur disa këmbësorë që tentonin të kalonin nga njëri krah i rrugës në krahun tjetër ka humbur kontrollin, dhe si pasojë edhe e lagështirës mjeti është përplasur me tabelën e një karburanti.
Përplasja ka qenë fatale për gruan që humbi jetën në vend nga goditja, ndërsa vajza Xh. Demrozi 21-vjeçe ndodhet në spitalin rajonal të Durrësit.
Nga përplasja e makinës me tabelës e karburantit humbi jetën në vend edhe pasagjeri Gentjan Belba që po udhëtonte në ‘Benz’ me Vilson Carën, ndërsa ky i fundit mori plagë të rënda duke ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.
Comments are closed.