Digjet makina e gruas së ish-gjyqtarit të Emiljano Shullazit …tani i Izet Haxhisë

Një makinë tip “Opel Corsa” në pronësi të bashkëshortes së gjyqtarit të njohur Sokol Binaj, është  përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës në Tiranë.

Ende nuk dihen shkaqet e djegies së mjetit, por ngjarja është bërë publike gjatë pasdites së sotme.





Ngjarja ka ndodhur pranë stadiumit “Selman Stermasi”, ndërsa mësohet se bashkëshortja e Binaj aktualisht punon tek protokolli i Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

“Në mesnatë në rrugën “Grigor Heba” në kryqëzim me “Gjik Kuqali”, në parking ka rënë zjarr në rrethana ende të paqarta në mjetin në pronësi të shtetases L.B. Si pasojë e zjarrit mjeti është djegur pjesërisht”, sqaron policia.

Sa i përket Sokol Binajt, ai është gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda dhe ka pasur në shqyrtim një sërë çështjesh të rëndësishme.

Mësohet se ai ka qenë gjyqtar në çështjen e Emiliano Shullazit, por është tërhequr nga gjykimi i dosjes voluminoze, ndërsa aktualisht gjykon në çështjen e Izet Haxhisë, të akuzuarit për vrasjen e Azem Hajdarit.

Nuk dihen ende nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo aksidental, ndërsa policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





Comments are closed.