Dalin pamjet, ja momenti kur ‘Benz’-i përplas nënën dhe vajzën në Kavajë (VIDEO) 

Dalin pamjet e aksidentit tragjik të ndodhur mbrëmë në Kavajë, që është fiksuar nga kamerat e sigurisë së biznesit. Nga pamjet duket kur nëna me dy vajzat ishin në anë të rrugës dhe momenti që futen për të kaluar rrugën, teksa ‘Benz’-i vjen me shpejtësi duke i marrë përpara ndërsa u përplas me karburantin. Vendi ku nëna me dy vajzat po kalonin rrugën kur u përplasën nuk kishte vija të bardha.

Në momentin që tre personat futen për të kaluar në anën tjetër të rrugës makina tip ‘Benz’ vjen me shpejtësi duke i marrë përpara. Nga aksidenti vdiq nëna, ndërsa u plagos njëra nga dy vajzat.

Shoferi i mjetit dhe pasagjeri që ndodhen në sediljen e parë kanë mbetur po ashtu viktimë, ndërsa të lënduar kanë mbetur vajza 21 vjeçare dhe pasagjeri që ndodhej në sediljen e pasme të automjetit.

Tre të rinjtë kishin marrë një automjet me qira, për të udhëtuar drejt Tiranës ku do të festonin ditëlindjen e drejtuesit të mjetit.

Viktimat janë: Vilson Cara, 24 vjeç, drejtues i mjetit; Lumturie Demrozi 46 vjeç dhe Gentjan Belba 23 vjeç.









Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.