“Çmenduri”! Holanda i numëron shqiptarët nga klikimet që bëjnë në internet

Sipas statistikave zyrtare holandeze, rreth 1 084 shqiptarë jetojnë në mënyrë të ligjshme në këtë vend, por besohet se numri i tyre është më i lartë.

Dy vite më parë policia dhe prokuroria holandeze, në mënyrë të çuditshme tentoi të përllogariste numrin e shqiptarëve që jetojnë në Holandë, duke vëzhguar klikimet nga Holanda të 50 uebsajteve më të vizituara shqiptare.


“Kjo ishte një mënyrë për të zbuluar. Dhe ishin 35 mijë shqiptarë që po shikonin faqet. Dhe në Amsterdam ishin 7500. Është vetëm një nga mënyrat për të kuptuar se sa shqiptarë kemi”, tha gazetari Paul Vugt.

Por kjo shifër prej 35 mijë nuk tregon kurrsesi as numrin e përafërt e jo më numrin real të shqiptarëve që jetojnë në Holandë. Kjo pasi në faqet më të klikuara shqiptare nuk i vizitojnë vetëm shqiptarët e Shqipërisë por edhe ata të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi apo dhe trevave të tjera shqipfolëse që jetojnë në Holandë.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




Comments are closed.