Basha sulmon dy kandidatët e Patozit: Një e zgjodhi Ymer Lala, tjetri i shërben juntës së Ramës!

Kryedemokrati Lulzim Basha ka sulmuar drejtpërdrejtë, ditën e sotme “Bindjen Demokratike” të Astrit Patozit, pasi vendosi të hyjë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit me 25 kandidatë, duke e etiketuar si “Bashkimi Profesional i PS”.

Pasi tha se kandidatin e Patozit për Bashkinë e Dibrës, Shkëlzen Qoka, i cili ka qenë edhe Sekretar i degës së PD, e ka përcaktuar Ymer Lala, Basha sulmoi edhe ish-deputetin Bedri Hoxha.

Shkëlzen Qoka

Ky i fundit, nuk u përfshi në listat e Lulzim Bashës në zgjedhjet e 2017-ës, ndërsa ka vendosur të kandidojë për Bashkinë e Matit në siglën e BD-së së Patozit.

Bedri Hoxha

“Bedri Hoxha, ish-deputet i Partisë Demokratike nuk ka asnjë mbështetje kur bëhet fasadë me Juntën. I bëj thirrje çdo qytetari të bashkisë së Matit që ai po i shërben Juntës Kriminale të Edi Ramës”, tha Basha.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.