Basha përplaset me gazetaren e Bollinos: Kaq thuaj atij që ta dha pyetjen në kufje!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk iu përgjigj pyetjes së gazetares së Report TV, Esiona Konomi në deklaratën e pasdites për mediat.

Ajo i kërkoi një mendim për Bedri Hoxhën, që kandidon si i pavarur për Bashkinë e Klosit, por që më parë ka qenë deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Dibrës.

“Pse duhet të bëj komente unë për atë?! Nuk kam asnjë koment, shkoni pyesni atë. Çfarë është tek kriminelet, përdhunuesit, vrasësit dhe trafikantët që ka kandiduar Edi Rama dhe bashkimet e tij profesionale (i referohet Bindjes Demokratike)”, tha Basha.

Por kreu i PD-së nuk u ndal me kaq, pasi vazhdoi duke i kujtuar gazetares pronarin (Karlo Bolino), edhe pse jo me emër.

“Kështu thuaji atij që ta jep pyetjen në kufje”, i tha Basha – gazetares.









Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.