Aksioni opozitar, aleati i Bashës: Le t’i mbushin kutitë, zgjedhje nuk ka!

Ka përfunduar mbledhja e kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha në selinë e PD në lidhje me vijimësinë e aksionit opozitar.

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, në përfundim të mbledhjes, paraplajmëroi se pavarësisht nga negociatat me faktorin ndërkombëtar, opozita do vazhdojë me protestat në rrugë. Ai nuk njoftoi një datë të mundshme për aksionin e radhës.





“Ka filluar manipulimi zgjedhor që sot nga ana e mazhorancës, zgjedhjet kanë rënë, nëse edhe ata i mbushin plot kutitë, ne nuk do lejojmë të bëhen zgjedhje në 30 qershor, – u shpreh Shehi. – Nga denoncimi i fakteve, moral për zgjedhjet nuk, aksioni do të spostohet në rrugë, nuk heqim dorë as nga takimet me ndërkombëtarët, por aksi kryesor është protesta në rrugë, kjo do vazhdojë deri në një zgjidhje finale, jo për ne, por është pozitive për Shqipërinë, që këtu të bëhen zgjedhje si në gjithë  botën. Po shkelen rregullat e lojës në mënyrë të përsëritur”, – vijoi Shehi.





Comments are closed.