“5 snajpera do jenë gati, nuk do kthehet i gjallë në Tiranë”/ Braçe nxjerr videon kërcënuese të Berishës  

Zv/kryeministri Erion Braçe ka publikuar një video kërcënuese të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Duke kujtuar 21 janarin dhe kërcënimet e vazhdueshme të Berishës për vrasjen e Ramës me snajper, Braçe u bën thirrje analistëve shqiptarë, që të mos e harrojnë.





“Po preke gjënë më të vogël do të jenë pesë snajpera, katër në të katër anët e unë në atë dritare, dhe, në mënyrë absolute, do të goditet, vetëm po se ç’poi plumbi. Për zjarrvënës unë do të bëj atë që më takon me bë. Jo Kryeministrinë, por një post Policie më të largët në Shqipëri po e prekën në mënyrë absolute nuk do të kthehet në Tiranë i gjallë”, deklaroj Berisha në videon e publikuar nga Braçe në Instagram.

Postimi i Braçes në Instagram

Andi oo Andi!
Tosi oo Tosi!
Mandi oo Mandi!
Turi oo Turi!
Adi oo Adi!
Soni oo Soni!

Diference e thelle shume!!
Dhe mos harroni,
ky nuk ishte vetem,
kishte dhe aleatin e sotem kur i dha #Demokracise trajten e snajperit,
pushkatuesit, vrasesit gjakatar! Dite te mire dhe gojen hapur deri ne fund!

 





Comments are closed.