Vranë ish-futbollistin, burg përjetë për autorin dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit në Milano të Italisë, ka dënuar me burgim të përjetshëm të pandehurin Raffaele Rullo, i akuzuar për vrasjen e ish-futbollistit Andrea La Rosa dhe nënën e tij Antonietta Biancaniello, e dyshuar si bashkëpunëtore.

Trupi i ish-futbollistit të Brugherio, u gjet në dhjetor të vitit 2017, në një fuçi benzine, në bagazhin e makinës së Biancaniello.

Nënë e bir akuzohen edhe se kanë tentuar të vrasin gruan e Rullo.

Po ashtu gjykata dënoi me 475 mijë euro të dyshuarit, si dëmshpërblim ndaj gruas së të ndjerit dhe prindërve të La Rosa.

Ish-futbollisti u mbyll i gjallë në fuçinë e benzinës, ku dhe gjeti vdekjen për asfiksinë.

Gjithçka u bë me qëllim që gruaja e La Rosa, të paguante 150 mijë euro për lirinë e tij.







Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.