Ivica Buljan, në Tiranë për Jul Cezarin

Regjisori i njohur kroat Ivica Buljan ka mbërritur në Tiranë për të ngjitur në skenën e Teatrit Eksperimental “Jul Cezarin”. I konsideruar si një nga regjisorët më të mëdhenj në botë, sipas New York Times, Buljan ka nisur prej një jave provat për produksionin e madh në teatrin shqiptar. Vepra do të interpretohet nga aktorë shqiptarë. Tragjedia e Jul Qezarit është një tragjedi historike nga Uilliam Shekspir, e cila besohet të jetë shkruar në vitin 1599.

Është njëra prej disa veprave dramatike të Shekspirit, që bazohen në ngjarje të vërteta nga historia romake dhe që përfshijnë edhe Koriolanus dhe Antoni dhe Kleopatra. Edhe pse vepra titullohet Jul Qezar, Bruti flet në më shumë se katër herë po aq rreshta sa karakteri kryesor dhe drama psikologjike qëndrore e pjesës fokusohet mbi betejën e Brutit mes kërkesave konfliktuale të nderit, patriotizmit dhe miqësisë.



Në këndvështrim të sfondit historik, pjesa reflekton ankthin e përgjithshëm të Anglisë elizabetiane mbi vazhdimësinë e lidershipit. Në kohën kur u krijua dhe u vu në skenë për herë të parë, Mbretëresha Elizabet, një sovrane e fortë, ishte e moshuar dhe refuzonte të emëronte një pasues, duke u hapur udhë shqetësimeve, se pas vdekjes së saj mund të shpërthente një luftë civile, e ngjashme me atë të Romës.

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.