Gjendet mes dildove dhe… shkon keq loja e seksit me kolegun, vdes avokati 23-vjeçar (FOTO)

Një avokat, vetëm 23 vjeç është gjetur i vdekur në rrethana të pazakonta, i rrethuar nga dildot dhe lodra të tjera seksi.

Dyshohet se një lojë e egër seksi ka shkuar keq dhe ndaj Dimitri Nekrasov, një prokuror i shtetit në Rusi, u gjet i vdekur në banesën e tij. Ai kishte plagë rreth qafës “që ngjasojnë me mbytjen”.

23-vjeçari u gjet me plagë nga “rrahjet” sipas policëve. Detektivët gjithashtu gjetën një kravatë në gojën e tij.

Ata e gjetën banesën e tij të zbrazët, por po hetojnë duke kontrolluar kontaktet e telefonit të avokatit të vdekur.

Policia gjeti numrin e njërit prej kolegëve, një tjetër prokuror dhe e arrestoi atë. Raportet që përmendin zbatimin e ligjit thonë se burri tjetër rrëfeu se ishte një lojë “e pafajshme” seksi “që ka shkuar keq”.

Policët besojnë se të dy burrat ishin të dashuruar dhe kishin luajtur me “frymëmarrje të kontrolluar”.

Dyshimet vijnë pasi një njeri u gjet më parë i prangosur në një pemë në Rusi në atë që besohet gjithashtu të ketë qenë një lojë seksi BDSM.

“Të dy dashnorët ishin së bashku në apartament atë ditë. Ata luajtën lojëra BDSM me frymëmarrje të kontrolluar – kur dikush shtrëngon tjetrin gjatë marrëdhënieve seksuale. “Për fat të keq, partneri mbytës aplikoi forcë të tepruar dhe vrau aksidentalisht Dmitrin”, tha një dëshmitar për policinë.

Prokurori i ndaluar po përballet me akuza për “vrasje nga pakujdesia” dhe e pret një dënim maksimal prej dy vitesh burg.







Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.