De Bruyne lë me “gisht në gojë” Guardiolën:  Je një trajner mu*i, di veç… (Video)

Programi “El Día Después’ në “Movistar +” do të transmetojë mbrëmjen e kësaj të marte një video-memorie nga mbyllja e Premier League, ku titullin kampion e fitoi sërish Manchester City i Guardiolës.

Me këngën “Wonderwall” në sfond, ju mund të shihni se si Guardiola dhe tifozët e “qytetarëve” kalojnë nga nervat e fillimit të lojës, kur rezultati ishte 1-0 për Brighton, në gëzimin e golave përmbysës, që “vulosën” titullin në këtë transfertë, fundjavën e kaluar.

Pep përfundoi duke përqafuar Artetën, ndihmësin e vet, duke mbajtur trofeun në dorë dhe gëzuar me tifozët e tij. Kjo zgjati derisa u bashkua me lojtarët. Trajneri katalanas po i përgëzonte të tijtë, tashmë me medaljen e kampionit, në fushën e blertë. Në momentin kur shkoi të përqafonte De Bruyne, ai hezitoi.

Blegu, me shaka, i thotë Pep-it: Ti je një trajner mu*i (dreqi), vetëm fiton!” Çfarë, çfarë? – i kthehet Guardiola.

Kjo u shoqërua me të qeshura dhe përqafime të rastit, mes të dyve.


Comments are closed.