Vdes në gjumë mësuesja 24-vjeçare, nxënësit të pikëlluar: Të prisnim për festën e abetares!

Duhet të ishte një ditë normale mësimi për shkollën “Fazli Greiçevci” në Mitrovicë kjo e hënë, por fati i keq e deshi që mësimi të pezullohej pasi që në orët e para të mëngjesit u përhap lajmi se një nga mësueset kishte ndërruar jetë.

Lajmi shumë shpejt u kthye në tragjedi, kur u mësua se mësuesja e ndjerë ishte 24-vjeçarja Lindita Preteni, e cila kishte sipas një postimi të vëllai të saj në Facebook ka ndërruar jetë teksa ishte në gjumë.





“Miq ju njoftoj se në orët e hershme të këtij mëngjesi, papritur ndërroi jetë motra ime Lindita Preteni. Për kohën e varrimi do iu njoftojmë ndërkohë. Lamtumirë mësuesja jonë me shpirt të bukur”, ka shkruar vëllai i saj Bashkimi në Facebook.

E reja ishte mësuese e shkollës fillore, më konkretisht e klasës së parë.  Kolegët e saj e kujtojnë atë me fjalët më të mira, ndërsa në shkollën ku ajo jepte mësim të gjithë janë të pikëlluar për këtë humbje.

Sipas mediave kosovare që citojnë kolgeë të saj, mësuesja 24-vjeçare arriti t’ia mësonte nxënësve të saj të gjitha shkronjat e alfabetit, e i përgatiti për festën e abetares, por u largua tragjikisht nga jetë.

Shkolla në të cilën punonte 24-vjeçarja Lindita ka postuar në Facebook një lajmërim prekës për vdekjen e saj, duke thënë se Lindita Preteni me padurim po e priste festën e abetares.

“Ajo ishte një engjëll, me virtyte te larta ku beri për vete te gjithë stafin dhe komunitetin. Ende s’po e besojmë…LINDA do mbetesh e paharrueshme për ne! Për nxënësit e tu, qe me padurim prisnit Festen e Abetares…”, shkruhet në njoftimin e shkollës.





Comments are closed.