Tmerr në Gjermani/ 3 persona gjenden të vdekur në hotel me shigjeta të ngulura në trup

Policia gjermane ka konfirmuar se janë duke hetuar vdekjen e tre personave, trupat e të cilëve u gjetën me shigjeta harku në një dhomë hoteli në Bavari.

Agjencia gjermane e lajmeve DPA njoftoi se punonjësit e hotelit në qytetin Passau gjetën trupat dhe dy harqe në dhomë.



Policia tha se tre viktimat, të cilat u gjetën të shtunën, ishin një burrë 53 vjeç dhe dy gra të moshës 33 dhe 30 vjeç, të gjithë shtetas gjermanë.

Ata theksuan se nuk është e qartë se cila ishte marrëdhënia e tyre dhe nuk dihet çfarë ndodhi brenda dhomës së hotelit ose se si saktësisht vdiqën të tre. Prokurorët kanë urdhëruar një autopsi dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen që tronditi vendin.







Comments are closed.