Meta në familjen e majorit të vrarë në Letoni: Dhimbje e thellë!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, bën një vizitë ngushëlluese në familjen e major Klodian Tanushit, i cili humbi jetën në krye të detyrës gjatë misionit në Letoni.

Presidenti Meta shprehu dhimbjen e thellë për humbjen e një ushtaraku shembullor e patriot.

Major Klodian Tanushi ndërroi jetë mbrëmjen e së premtes, 10 maj 2019 në një spital në Letoni, në të njëjtën ditën që iu dha lamtumira nëntetares Zarife Hasanaj, “Dëshmore e Atdheut”.

Major Tanushi u largua duke lënë pas gruan dhe tre fëmijët, më të voglin vetëm një vjeç.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.