Fitore me “shije” La Lige! Trajneri i Albasete feston si i çmendur me Manajn (FOTO)

Një ndeshje me shumë emocione dhe gola ishte ajo që Albasete fitoi së fundmi, duke ia dalë me shifrat 2-3 ndaj Majadahondas.

Ekipi ku aktivizohet edhe shqiptari Rei Manaj, po fitonte në shifrat 0-3, por ndeshja mori një rrjedhë krejtësisht të papritur.

Sulmuesi i Kombëtares gjeti golin e parë të takimit, duke iu rikthyer buzëqeshja, pasi nuk kishte shënuar asnjëherë gjatë 2019. Tanimë “La Liga” është gjithmonë e më pranë për Albaseten, me trajnerin Ramis që nuk është përmbajtur dhe ka dalë nga vetja.

Ky i fundit ka festuar shumë edhe me sulmuesin shqiptar, Rei Manaj, që gjithmonë e ka cilësuar si një lojtar të rëndësishëm për projektin e skuadrës.









Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.