Drafti i publikuar nga SHQIP, reagon PD: Nuk ka asnjë marrëveshje me Ramën!

Partia Demokratike ka reaguar në orët e vona të mbrëmjes së të hënës pas publikimit të draft-marrëveshjes së opozitës, në Gazetën Shqip Online.

“Burime zyrtare nga PD përgënjeshtrojnë lajmin e mediave qeveritare për një draft marrëveshje. Burime zyrtare nga PD e konsiderojnë këtë një produkt të propagandës mashtruese të Edi Ramës. PD dhe opozita e bashkuar ka publikuar zyrtarisht 10 detyrat e qeverisë tranzitore. Ky është i vetmi qëndrim zyrtar, së bashku me kërkesën e panegociueshme për largimin e Edi Ramës dhe krijimin e qeverisë tranzitore për zgjedhje. Parlamenti dhe qeveria aktuale janë ilegjitime” – thuhet në reagimin e PD.

Gazeta Shqip Online e ka siguruar këtë draft-marrëveshjen sipas një zyrtari të lartë të opozitës, i cili ndër të tjera theksoi se kjo zgjidhje e ofruar nga opozita mund të pranohet edhe nga qeveria.

Gazeta SHQIP

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.