Bashën e “tradhëton” mikrofoni, s’mbyll dot protestën para PD-së (FOTO)

Një incident ka ndodhur te selia blu, teksa Lulzim Basha rrëmbeu mikrofonin për të mbyllur protestën-marshim të ditës së sotme.

Mikrofoni i cili ishte lidhur me foninë ku dëgjonin protestuesit, është prishur duke ndërprerë fjalimin e kryedemokratit.

Mikrofoni duket se nuk i ka rezistuar dot reshjeve të shiut që e ka shoqëruar protestën për rreth 3 orë.

Fonia ka shfaqur probleme pasi është lagur, por Basha nuk e ka ndalur fjalën, pasi e ka kaluar me batutë.

“Mikrofoni nuk është më i fortë se protestuesit. Prej hekuri është por jo aq i fortë sa ju”, e shmangu me batutë Basha këtë incident.

Gazeta SHQIP

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.