Arrestohet dhe më pas lirohet bashkëshorti i ministres shqiptare

Partia Socialdemokrate e Kosovës njoftoi se Policia ka arrestuar sot në orët e hershme të mëngjesit deputetin Dardan Molliqaj, por pas dy orësh është lënë i lirë. Ai u arrestua në banesën e tij dhe sipas PSD-së nuk ka qenë i paralajmëruar më herët për seancë apo paraqitje ne gjykatë.

“Molliqaj është arrestuar nën arsyetimin për pjesëmarrje në protestën për lirimin e deputetit Albin Kurti, në vitin 2015. Arrestimi i deputetit në fjalë ka qenë në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut dhe në shkelje të plotë të procedurave ligjore. Për këtë arsye, ajo protestë ka qenë e drejtë dhe e nevojshme”, thuhet në njoftimin e PSD-së.



“Rasti ishte dërguar në Prokurori. Deputeti Molliqaj tashmë është liruar me procedurë të rregullt”, tha zëdhënësja e PSD-së.

Molliqaj është bashkëshorti i ministres së Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini.





Comments are closed.