Agolli rikthehet te Qarabagu për… titullin kampion (Foto)

Ansi Agolli mbylli eksperiencën e tij 9-vjeçare me Qarabagun në Azerbajxhan në muajin mars të këtij viti, kur edhe u transferua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, te skuadra e Neë York Cosmos.

Megjithatë ish kapiteni i Kombëtares Shqiptare është rikthyer në Azerbajxhan dje, në një udhëtim special, për të festuar titullin kampion me ish skuadrën e tij, Qarabagun.

Mbrojtësi është ftuar nga klubi që t’i bashkohet festës së titullit dhe të marrë medaljen, pasi në këtë titull, edhe Agolli kishte dhënë kontributin e tij modest, duke qenë pjesë e skuadrës deri në mars.









Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.