Qytetari denoncon qeverinë: Militantë socialistë më goditën në protestën e 11 majit!

Një qytetar i quajtur Lab Domi, është plagosur në protestën e opozitës, të datës 11 maj 2019. Ai ka dërguar disa foto në redaksinë e lajmeve të Gazetës Shqip, ku thotë se disa mbështetës socialistë, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij.

35-vjeçari me origjinë nga Kukësi, rrëfen për Gazetën Shqip se ishte duke protestuar paqësisht përpara kryeministrisë, dhe mbante në duar një pankartë me shkrimin “Shqipëria si Europa”.

Sipas Lab Domi, ai ka protestuar vazhdimisht paqësisht për Partinë Demokratike. Por herën e fundit, në datë 11 Maj ai është rrahur barbarisht nga disa mbështetës të Partisë Socialiste, në shenjë presioni për të mos marrë më pjesë në protestën e opozitës.

E gjithë ngjarja, ka ndodhur kur Lab Domi ishte duke u kthyer në shtëpi. Disa persona i kanë dalë përpara dhe i kanë thënë që të mos marrë më pjesë në protestën e opozitës, ose në të kundërt do ketë pasoja.

Domi ka dashur të shmangë këtë përballje duke i thënë që ishte i lirë për të protestuar.

Por në këtë moment, këta mbështetës të Partisë Socialiste (partisë në pushtet) kanë nisur ta qëllojnë barbarisht me mjete të forta.  Pasi e kanë lënë të shtrirë, dhunuesit i kanë thënë Lab Domit që të mos e denoncoj në polici se përndryshe i rrezikohet jeta.

“Partia Demokratike nuk vjen në pushtet dhe ty do të të bëjmë copash nëse merr sërish pjesë në protestë” – thotë Domi në deklaratën e tij për redaksinë tonë.

Më poshtë shikoni fotot e dërguara në redaksinë tonë:

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.