“Portokallia”, përfshin gazetën “Shqip” në batutat e saj (Video)

Emisioni i humorit në Top Channel, “Portokalli”, ka cituar gazetën Shqip online mbrëmjen e sotme, duke bërë humor me batuta mes dy prezantuesve, Xhemi Shehu dhe Salsano Rrapi.

Dy moderatorët kanë prekur temën e emigrimit, duke marrë si shembull edhe luanin që ndodhej në Fier, i cili, në kushte të mjerueshme është larguar nga autoritetet për një “jetë më të mirë” jashtë.

“Xhen mund të ma nxish pak syrin, – i thotë Salsano koleges së saj. – Çfarë syri? Nuk e lexove te gazeta Shqip online për luanin që i nxorën sytë…? U, luani në Fier. Ka mbetur edhe dhelpra dhe palloi, është për të ikur jashtë… Rama na tha do ta fusë në Europë, mos shko në Europë, shko në Amerikë, u bllokuan serverat, ranë poshtë….”, – ishin batutat mes Xhemit dhe Salsanos.









Comments are closed.