Izraeli nis të frikësohet: Irani mund të na godasë!

Nëse përplasja midis Iranit dhe SHBA do të përshkallëzohej, Izraeli mund të pësonte një sulm të drejtpërdrejtë nga Teherani apo aleatët e tij. Ky është alarmi i ngritur nga ministri izraelit, Yuval Steinitz, pranë Kryeministrit Benjamin Netanjahu.

“Në Gjirin Persik situata po bëhet më e nxehtë. Nuk e përjashtoj që Irani mund të thërrasë Hezbollahun dhe xhihadin islamik në Gaza apo edhe të përpiqet të nisë raketa në Izrael”, tha ai.

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë sistemin e mbrojtjes raketore Patriot në Lindjen e Mesme, në kohën e tensionimit të marrëdhënieve me Iranin.

Luftajnija USS Arlington, që në bord ka avion dhe makina të tjera luftarake, po ashtu do t’i bashkëngjitet luftanijes USS Abraham Linclon, që do të dërgohet në Gj9irin Persik.

Pentagoni ka njoftuar se avionët bombardues US B-52 kanë arritur në një bazë në Katar.

Sipas SHBA-së, kjo lëvizje vjen si përgjigje ndaj kërcënimit të mundshëm ndaj forcave amerikane në rajon nga Irani, por nuk janë dhënë më shumë detaje lidhur me këtë.

Të premten, Pentagoni njoftoi se Uashingtoni “është i gatshëm të mbrojë forcat amerikane dhe interesat e saj në rajon”, duke shtuar se SHBA-ja nuk po kërkon konflikt me Iranin.

Irani i ka hedhur poshtë këto pretendimet se paraqet kërcënim për ushtarët amerikanë.

Teherani zyrtar e ka përshkruar vendosjen e sistemit Patriot nga SHBA-ja si “luftë psikologjike”, që ka për qëllim ta frikësojë vendin.

Irani po ashtu ka sugjeruar se mund të nisë pasurimin me uranium dhe aktivitetet bërthamore.

Rreth 5,200 trupa amerikane momentalisht janë të vendosura në Irak, që është shtet fqinj me Iranin.

Sistemi i mbrojtjes raketore Patriot mund të luftojë raketat balistike, raketat që lëshohen nga anijet, por mund të luftojë sulmet nga avionë të avancuar.







Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.