Gjen një qen dhe e shpëton, por vdes pas dy muajsh nga tërbimi

Birgitte Kallestad norvegjeze, 24 vjeç, adhuronte të udhëtonte, por gjithashtu ajo i donte shumë kafshët. Dhe kjo dashuri e fundit, i ka kushtuar jetën asaj. Kur në të vërtetë vajza e re, me pushime në Filipine, gjeti një qenush në ankth në rrugë, e mori në hotelin ku qëndronte.

Me qenin e vogël ajo luajti pa fund, duke menduar se ai nuk do të sillte ndonjë rrezik. Përkundrazi, kafsha ishte prekur nga sëmundja e tërbimit dhe vajza për fat të keq ndërroi jetë pas dy muajsh në shtëpinë e saj.

E reja, siç raportoi familja, u sëmur dy muaj pasi u kthye nga një pushimi i kaluar në shkurt në Filipine dhe vdiq një javë pas pranimit në spital ku ka punuar si infermiere.

Kjo është vdekja e parë nga tërbimi në Norvegji pas 200 vjetësh, ndërsa në Azi dhe në Afrikë çdo vit kafshimet e trazuara shkaktojnë mijëra viktima.

Për këtë arsye, të afërmit e Birgitte Kallestad kanë kërkuar nga qeveria norvegjeze të futë një ligj për të bërë vaksinimin e tërbimit të detyrueshëm për ata që shkojnë në vendet në rrezik.









Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.