Plumb në kokë në mes të qytetit, vdes ish-prezantuesja e njohur e TV

Lajmin e dha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Nasrat Raimi. Ish-prezantuesja e njohur televizive, nuk jeton më.

Ai tha se ish-gazetarja Mena Mangal, është qëlluar për vdekje në një qark të Kabulit mëngjesin e sotëm. Fotografitë nga vendi i ngjarjes e shfaqin trupin e Mangal të shtrirë në tokë e mbuluar me gjak. Ajo kishte punuar për më shumë se një dekadë si prezantuese në televizionin privat Tolo-TV dhe për televizionin kombëtar Shamshad TV.

Ajo gjithashtu ishte angazhuar në rrjetet sociale, ku kishte diskutuar për të drejtat e grave afgane në punë dhe për të drejtën e vajzave afgane që të shkollohen.

Së fundmi, Mangal ishte bërë këshilltare për kulturë në Dhomën e Ulët të Parlamentit afgan, e njohur si Wolesi Jirga.Raimi, tha se Mangal është sulmuar më shumë se një person dhe se sulmuesit kanë ikur menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Ai tha se një njësi speciale e policisë po heton vrasjen e saj. Askush deri më tani nuk ka marr përgjegjësinë për këtë vrasje./REL







Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.