Gjimshiti heroi “sulmues” i Atalantës, gjen tjetër gol për emilianët (Video)

Berat Gjimshiti është duke arritur në kulmin e karrierës së tij me Atalantën. Skuadra e Gasperini është një përallë e bukur në Itali, ndërsa është shumë pranë arritjes në “Champions League”.

Mbrojtësi shqiptar nuk është duke treguar vetëm një formë të mirë në mbrojtje, por po përmirësohet shumë edhe në aspektin sulmues. Pasi detyroi lojtarin e Lacios që të shënonte në portën e tij gjatë përballjes së shkuar, Gjimshiti i ka sjellë edhe një tjetër gol Atalantës.

Pasimi fantastik i lojtari kuqezi, do e nxirrte Castagne me portën e boshatisur, duke ia bërë një lojë fëmijësh realizimin e golit.









Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.