Dy orë para protestës, Basha për ngushëllim në familjen e majorit Tanushi (FOTO)

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka ngushëlluar familjen e majorit Klodian Tanushi, i cili u nda nga jeta mbrëmjen e kaluar në Letoni, pasi prej ditës kur u plagos nga shpërthimi i një mine gjendej në gjendje të rëndë në spital.

Basha zhvilloi një vizitë në familjen Tanushi bashkë me ish-deputetin e Dibrës Xhemal Gjunkshi, i cili ka qenë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Basha vlerësoi lart ushtarakun e rënë në krye të detyrës dhe ngushëlloi familjen Tanushi nga Dibra për humbjen e madhe.

Major Klodian Tanushi, komandant i kontingjentit ushtarak në Letoni mbeti i plagosur pas shpërthimit më 6 maj dhe mbrëmjen e kaluar humbi betejën, duke u ndarë nga jeta dhe duke i shkaktuar një dhimbje të madhe jo vetëm familjes por edhe vendit, i cili humbi dy pjesëtarë të FA-ve në pak ditë.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.