“Do shkojmë në luftë”, Berisha: Copëtimin e Kosovës e hartoi George Soros!

Betejën me Hashim Thaçin, të cilin e akuzon si “Argati i Beogradit” që është bashkë-ideatori i planit për ndarjen e Kosovës me Aleksandër Vuçiç, ish-kryeministri Sali Berisha e ka vazhduar edhe sot.

Nga sulmi te Thaçi e Vuçiç ai ka kaluar në një tjetër plan, duke nxjerrë zbuluar hartuesin e planit për kufirin Kosovë-Serbi, duke thënë se pas kësaj fshihet miliarderi-filantrop George Soros dhe dega e fonacionit të tij në Boegrad.

Gjithashtu gjatë fjalës së mbajtur përpara studentëve demokratë evropianë, Berisha u shpreh se ndryshimi i kufijve do të çojë Ballkanin në luftë.



“Keni dëgjuar të flitet për ndryshim kufijsh në Ballkan? Ju garantoj se nuk ka asgjë që çon drejt luftës. I kujt është projekti? Projekti i cili ka dy vite që përpiqet të shitet kudo është projekti i fondacionit të Hapur të Xhorxh Soros në Beograd”, tha ai.





Comments are closed.