“Astiri” shkon te selia, i pret krahëhapur Basha …dhe një përqafim “heroit” Klevis! (Video)

Banorët e “Astirit” kanë marshuar nga “Unaza e Re” në këmbë deri te selia e Partisë Demokratike, ku i ka pritur krahëhapur kryeopozitari Lulzim Basha.

Ata kanë parakaluar mes ovacioneve te bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe drejtimin e turmës e ka marrë ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, të cilin e cilësojnë heroin e tyre.



Ndërkohë te selia blu, Basha ka pasur edhe një përqafim të ngrohtë me djalin e botuesit Fahri Balliu, për të cilin tha se ndihet krenar pasi Policia e arrestoi teksa tentoi t’i bllokonte rrugën kryeministrit Edi Rama pak ditë më parë.

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.