Vjedhja e parave? Loredana dhe Mozzik u përgjigjen akuzave

Në një komunikim me mediat nga Prishtina, reperja nga Kosova, Loredana Zefi, ka reaguar në lidhje me akuzat e ngritura ndaj saj për grabitje dhe mashtrim ndaj një çifti zviceran.

Loredana, e cila është e martuar me reperin Mozzik dhe kanë bashkë një vajzë, sqaroi të vërtetën e saj në prani të avokatëve, Tomë Gashi, Artan Sadiku por dhe të shoqit.

Ajo ka mohuar që të ketë marrë prej ndokujt para nëpërmjet dhunës apo mashtrimit.

“Gjithçka ka nisur në vitin 2016, ndërkohë që nuk kam ditur asgjë. Në vitin 2018, një pjesë e familjes Zefi më kanë treguar se është mundësia për ta mbyllur këtë rast. Nuk e di çfarë kanë bërë këta persona, kur unë e kam marrë vesh për këtë rast kam qenë në gjendje me ndihmu”, tha Loredana.

Ajo ka shtuar se i gjendet në krahë familjes dhe se nuk i intereson as muzika dhe as media para saj.

Po ashtu reperja shqiptare ka thënë se ka dhënë deklarimet në polici dhe më tej është kthyer në shtëpi tek e bija.

Sipas saj, paratë nuk janë marrë me dhunë, as me kërcënime dhe mashtrime.

Pasi reperja pranoi se paratë janë marrë nga disa pjesëtarë të familjes së saj dhe u ngacmua nëse i ka marrë i vëllai i saj, refuzoi të përgjigjet hapur duke thënë, “I kanë marrë disa persona”.









Comments are closed.