Terror në Vlorë/ Si u shkrehën armët në Lungomare? Digjet makina në Babicë (VIDEO)

Një tentativë vrasje me armë e ndodhur në mes të ditës ka terrorizuar sot qytetin e Vlorës.

Mësohet se të shtënat me armë janë regjistruar në lokalin “DiVers” që ndodhet në Lungomare.

Nga përplasja me armë ka mbetur i plagosur në këmbë, shtetasi me iniciale D.C.

Raportohet se ai ka qenë i ulur në lokal për të pirë kafe, kur një person i është afruar dhe e ka qëlluar me armë.

Vetëm pak minuta pas ngjarjes, në fshatin Babicë e Vogël është djegur një automjet, që dyshohet të ketë lidhje me ngjarjen, ndoshta i përdorur nga autorët.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.