“Më mori 900 mijë franga”, Loredana ‘thyen’ heshtjen pas arrestimit për mashtrim

Teksa mbrëmjen e djeshme u raportua se reperja Loredana Zefi dhe bashkëshorti i saj Mozzik kishin zbarkuar në Prishtinë, disa orë pasi ajo u arrestua në Zvicër për mashtrim në vlerën e 900 mijë frangave, këngëtarja ka vendosur të “thyejë” heshtjen.

Nëpërmjet një Instastory, Loredana tregon se ka vendosur të flasë për të gjitha lajmet që kanë qarkulluar së fundmi në media në një konferencë për mediat nga Prishtina, ku do të shoqërohet nga dy avokatët e saj.





“Ju ftoj që sot me datë 10.05.19 (E Premte) në ora 12:00 në Hotelin Emerald në Prishtinë të vini në konferencë për media ku unë do jem me dy avokatët e mi, Tomë Gashi dhe Artan Sadiku për të sqaruar të vërtetën lidhur me publikimet në media ditëve të fundit me atë që çka ka ndodhur në të vërtetënë rastin në Zvicër”, shkruan këngëtarja e cila akuzohet se iu mori me anë të mashtrimit bashkë me vëllezërit e saj një çifti zviceran shumën prej 900 mijë franga.





Comments are closed.