Kroos, batutë “pikante” me foton e Ronaldos

Mesfushori gjerman i Real Madridit, Toni Kroos ka gjetur një batutë mjaft interesante për të ngacmuar ish-shokun e tij të ekipit, Cristiano Ronaldo, teksa ishte i pranishëm në një shfaqje televizive gjermane.

Madrileni ishte i ftuar të hënën në mbrëmje në emisionin “Late Night Berlin”, ku një nga rregullat e programit është që të pranishmit të lënë komente “pikante” nga llogaritë e tyre personale të Instagram-it, në postimet e njerëzve të tjerë të famshëm.



Përpara Toni Kroos u vu një foto e Cristiano Ronaldos, ulur mbi një shkëmb në brigjet e Kroacisë, aty ku portugezi kaloi pushimet e pashkëve me të fejuarën e tij, Georgina Rodriguez.

“Do të doja të isha shkëmbi”, ishte batuta e Kroos për foton e portugezit, që solli të qeshura në emision.


Comments are closed.