Ish-futbollisti gjobitet dhe i tërhiqet patenta për 6 muaj (Foto)

Ajo thirrje telefonike e bërë në nëntor, ndërkohë që po automjetin e tij, i kushtoi shtrenjtë David Beckhamit. Për ish-futbollistin britanik, gjykata ka vendosur një gjobë prej 750 £, plus një tjetër 100 për shpenzimet gjyqësore (rreth 983 euro gjithsej) dhe tërheqjen e patentës për gjashtë muaj.

Më 21 nëntor, Beckham ishte në trafik me makinë, kur një agjent e pa dhe e fotografoi duke folur në telefon. Në seancën dëgjimore, ish-futbollisti u deklarua fajtor, edhe pse pretendoi se nuk mund ta mbante mend episodin.



Ai u paraqit në një gjykatë me një veshje shumë elegant,e me një kostum gri, por megjithë “look”-un e tij të pamohueshëm, dënimi nuk ishte i butë: përveç gjobës, tërheqja e licencës dhe shtimi i gjashtë pikave.

Ish-“Spice Boy”-it i pëlqen të ecë shpejt kur është në timon, veçanërisht me makinat sportive dhe makinat luksoze … por në muajt e ardhshëm, ai do të duhet t’i kërkojë Victoria Beckham, gruaja e tij, për ta shoqëruar në udhëtim.


Comments are closed.