Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Atentati në Vlorë, i plagosuri nuk ka lidhje me ngjarjen? (Video)

Edhe pse nuk ka akoma një njoftim zyrtar nga policia, personi i plagosur gjatë të shtënave me armë zjarri sot në Vlorë në zonën e Lungomares, dyshohet se nuk ka lidhje me ngjarjen.

Sipas raportimeve të para mësohet se nga të shtënat ka mbetur i plagosur i person, me një plumb në këmbë, me inicialet D.K., jashte rrezikut për jetën.

Ndërkohë një automjet në zonën e Babicës është gjetur i djegur, por pritet konfirmimi i policisë nëse ka lidhje me autorin/ët e plagosjes dhe ngjarjen në Lungomare.

Mësohet se nga një automjet është qëlluar me breshëri në drejtim të një personi që ndodhej në një lokal në këtë zonë, por një nga plumbat ka zënë gabimisht në këmbë shtetasin D.K, i cili nuk ka lidhje me ngjarjen.

https://www.youtube.com/watch?v=4zZU67ClZb8

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore