24 orë pasi la qelinë, Klevis Balliu xhiro me babin para zyrës së Ramës (FOTO)

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu i cili u la i lirë por me masën “detyrim paraqitje” ditën e djeshme nga Gjykata e Tiranës nuk humbi kohë dhe pasdite u rikthye në “bazë” në krah të banorëve të “Astirit” duke bllokuar sërish rrugën.

Ndërkohë, pas arrestimit të martën për prishje të rendit dhe qetësisë publike, Klevisi duket se ka ndjerë mungesën e familjes dhe paraditen e sotme është parë duke bërë xhiro me babain e tij në bulevardin“Dëshmorët e Kombit”





Ish-deputeti dhe botuesi Fahri Balliu janë fotografuar teksa ecin në këmbë përpara selisë së Kuvendit, për ironi të fatit përballë zyrës së Edi Ramës, të cilin e akuzuan se dha urdhër për arrestimin politik.





Comments are closed.